“E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.
Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.”
Shpërndaje te miqtë
