"Kushtet [për liberalizim], siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë.
Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos kete krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit."
Shumë europarlamentarë kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Madje në 26 qershor, 33 europarlamentarë të Grupit të Partive Popullore Europiane i kërkuan kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel të liberalizohen vizat, pasi Kosova i ka përmbushur kriteret. Shumë prej tyre mendojnë se BE-ja po humb kredibilitetin në Kosovë duke mos mbajtur premtimet. Sipas tyre qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa dhe se Komsioni e Parlamenti Europian kanë pohuar se Kosova plotëson kushtet për të liberalizuar vizat. Shpërndaje te miqtë
