Arrestohet 21-vjeçari i përfshirë në përdhunimin e një të miture në Fushë-Krujë

exit.al 8 Tetor 2020, 12:42

Policia ka arrestuar 21-vjeçar, në kërkim prej disa muajsh, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në përdhunimin të grup të nj të miture në Fushë-Krujë.

Gjashtë persona të tjerë, shokë të tij, janë arrestuar më parë.

21-vjeçari akuzohet dhe për shitje lëndësh narkotike.

Ka qenë e mitura ajo që ka denoncuar në polici grupin e djemve. Sipas saj ata kishin për qëllim të shisnin lëndë narkotike dh eta dërgonin 17-vjeçaren në Greqi për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Shpërndaje te miqtë