Rama merr €60 milionë hua nga BERZH për investime në turizëm

exit.al 8 Tetor 2020, 13:10

Qeveria shqiptare do të marrë 60 milionë euro hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, dhe 40 milionë euro grante nga BE-ja për të investuar në turizëm. Në një takim virtual, Rama bashkë me Presidentin e BERZH-it dhe Ambasadorin Soreca, nësnhkruan dy marrëveshjet e financimit për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Rama falenderoi BERZH-in dhe BE-në për ndihmën dhe theksoi se BERZH do të ndihmojë vendin dhe që të thithë sa më shumë investime nga paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor:

“Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.

Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE.”

Shpërndaje te miqtë