Gjykata estradon në Itali Bujar Sejdinajn, i dyshuar si pjesë e Ndraghetas

exit.al 8 Tetor 2020, 13:30

Gjykata e Tiranës vendosi, të enjten, esktradimin në Itali të Bujar Sejdinajt, i dyshuar si pjestar i bandës mafioze të Ndraghetas.

Ai u arrestua në Tiranë në 24 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.

Sejdinaj dyshohet se është anëtar i  familjes mafioze “Bellocco” që merret me trafikimin e kokainës.

Gjatë seancës gjyqësore, Sejdinaj i mohoi akuzat dhe tha se në emigrim ka punuar vetëm si marangoz dhe nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Shpërndaje te miqtë