“Mbaj mend atë renë e verdhë që vinte nga Sharra, nuk hapnim dot ballkonet, dritaret, edhe ne thonim 'kur do shpëtojmë?'. Kemi shpëtuar nga djegia në Sharrë dhe e kemi bërë 30% më lirë.
Ne e bëjmë diçka më lirë, më mirë, më shpejt, me cilësi më të lartë në kohë rekord, ne jemi ata që i japin dum edhe problematikave 30 vjeçare.”
Veliaj shprehu besimin se për këtë arsye, shqiptarët do t’i japin mandatin e tretë kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste:“Sot ne kemi një super mision për të çuar përpara mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në krye të punëve të vendit.”
Si në të gjitha aktivitetet elektorale të muajve të fundit, Veliaj sulmoi liderët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, duke deklaruar se jetojnë në vila e kushte luksoze. Veliaj tha se me shumë gjasa të rinjtë e PD-së e LSI-së janë më të afërt me PS-në ndaj duhet t’i bashkohen asaj:“Duhet të flasim me gocat dhe me gratë e PD-së dhe LSI-së. I ke edhe ti 9 dhoma, 9 banjo për 9 mace? Sepse nëse nuk i ke, ti je më shumë e ngjashme me ne, sesa me ata të tjerët.
Duhet të flasim edhe me gratë demokrate. Duhet t’u themi: goca, çfarë shtetësie keni? Keni shtetësi shqiptare, sepse ata janë me shtetësi holandeze, nuk i votojnë as gratë e tyre.”
Veliaj tha se opozita është e përçarë dhe se të paktën 5 parti do dalin prej saj:"Hera e parë në histori që PS futet e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS. Kjo është hera e parë që pala tjetër, del e përçarë në 5 parti. Do i numëroni, gjatë ditëve që vijnë, 5 parti nga pala tjetër. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, imagjinoni të qeverisin shtëpitë tonë."
Shpërndaje te miqtë
