Rama emëron prefektin e ri të Gjirokastrës

exit.al 24 Tetor 2020, 17:50

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Odise Koten prefekt të ri në qarkun e Gjirokastrës, duke zëvendësuar Astrit Aliajn.

Kote u prezantua të shtunën në Gjirokastër nga ministri Bledi Çuçi, i cili është dhe deputet i qarkut.

Më parë Kote ka qenë nënkryetar i bashkisë Gjirokastër dhe drejtor rajonal i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërndaje te miqtë