PD denoncon skemën Rama-Ahmetaj për t'i dhënë miliona euro inceneratorëve

exit.al 24 Tetor 2020, 18:24

Partia Demokratike denoncoi të shtunën vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama, brenda 24 orësh, për t’i dhënë me koncesion inceneratorët kompanisë së Klodian Mërtirit.

Në Facbook, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj postoi një video disa pjesë nga emisioni Opinion me ministrin Ahmetaj ku renditen të gjithë veprimet që ministria e Financave ka bërë për të favorizuar kompanitë e Klodian Mërtirit në tenderat për koncesionet e inceneratorëve.

Sipas Alibeajt qeveria Rama grabiti mbi 21 milionë euro përmes një sërë vendimesh të marra vetëm brenda 24 orëve, në 16 dhjetor 2014.

Në këtë ditë:

  • është shpallur kompania fituese e tenderit;
  • ka qenë dita e lejuar për ankimimin e kompanive të tjera;
  • ka qenë dita e lejuar për shqyrtimin e ankesave;
  • është dërguar drafti i kontratës për mendim në ministritë e tjera;
  • u morën komentet brenda kësaj date;
  • u hartua kontrata sërish në 16 dhjetor;
  • u negociua, u firmos dhe u miratua në kuvend kontrata mes qeverisë dhe kompanisë.

Alibeja paralajmëroi se "skemave të inceneratorëve" të Ramës e Ahmetajt po i vjen fund dhe çdo tentativë për të dalë pa lagur është e pamundur.

Shpërndaje te miqtë