“Ne, në qoftë se do ta lëmë në kushte normale që të rrjedhë, në rast kthimi nga Presidenti të këtij projektligji, i bie që të ulemi për të diskutuar për të dhënë datën 5, domethënë të vonohemi edhe një 10-ditësh tjetër.
Kështu që, për t’i paraprirë edhe kësaj, do të kërkoj mirëkuptimin tuaj, që të zhvillojmë seancë në datën 29 me agjendën e seancës së datës 5, pra ta zhvendosim aty, ku të përfshihet edhe ratifikimi i kësaj marrëveshje dhe nëse nga Presidenti do të kthehet, që është kufiri i 25-ës, komisioni përkatës ta shqyrtojë, dhe në datën 29 Kuvendi të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit, në qoftë se do të kthehet në kohë.”
Pritet që shumica socialiste pritet të mos bëjë ndryshime, por të miratojë të njëjtat ndryshime si në 5 tetor. Për miratimin e tyre, duhen 84 vota. Një ditë më parë, presidenti Meta vendosi mosdekretimin dhe kthimin në kuvend të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, por shumica socialiste ka deklaruar vazhdimisht se do t’i rimiratojë ato në kuvend sa më shpejtë. Në 5 tetor, ndryshimet e Kodit u miratuan me 96 vota pro, nga deputetë të shumicës socialiste dhe 16 deputetë nga opozita e re parlamentare. Shpërndaje te miqtë
