“Për të gjithë ata që më kanë pyetur, nuk do të marr pjesë në ceremoninë e Inagurimit në 20 janar.”
Njoftimi i tij vjen mes thirrjeve gjithnjë e në rritje për dorëheqjen e Trumpit, pasi demokratët dhe një sërë republikanësh besojnë se ai është fajtor për trazirat e 6 janarit në Kapitol. Tradicionalisht në ceremoninë e Inagurimit të presidentit të ri, marrin pjesë të gjithë ish-presidentët që janë ende gjallë - si simbol i transferimit paqësor të pushtetit. Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të Trampit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin. Nga përplasjet me policinë, janë raportuar 4 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar. Shpërndaje te miqtëTrump nuk do marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bidenit
Presidenti në detyrë Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Inagurimit ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden, në 20 janar.
Përmes një postimi në Twitter, Trump lajmëroi:
Të sugjeruara
Varhelyi bisedë me Xhaçkën për integrimin europian të vendit
8 Janar 2021, 16:55Emigrantët i kërkojnë qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit
8 Janar 2021, 18:32Kosovë, 321 të infektuar të rinj dhe 5 viktima me Covid
8 Janar 2021, 17:23
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
