Kosovë, 321 të infektuar të rinj dhe 5 viktima me Covid

exit.al 8 Janar 2021, 17:23

321 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1.648 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej 53.264 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe  6.896 raste aktive.

Në total 1.368 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 45 mijë të infektuar janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë