Sipas tij, fajtor për situatën është qeveria pasi për 8 vite nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e qarkut Gjirokastër.
Shehu shkruan:
“Dhe askush nuk vepron, asnjë masë efektive, njësoj si ndodhi e po ndodh dhe me “përmbytjen” Rilindase me Covid! Në fakt një qeveri në ikje, që për dy mandate vetëm ushqeu “tërmetet” e saj, tani afër 25 Prillit nuk mund të ndryshojë “zakonet” e saj”.
Gjirokastra është përmbytur si pasojë e motit të keq, dhe Bashkia njofton vazhdon të jetë e bllokuar rruga e fshatit Zhulat:
“Është ndërhyrë për pastrimin e kolektorëve duke shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve në qytet dhe njësitë administrative si dhe evitimin e përmbytjeve".
Shpërndaje te miqtë
