“Kusht për identifikimin në këtë kategori bëhet regjistrimi dhe deklarimi i adresave të tyre nëpërmjet portalit e-albania, sic parashikohet në VKM-në Nr. 915, datë 04.11.2020, gjë që ndihmon edhe në përditësimin e RKGJC për shtetasit me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë.”
Po ashtu Lëvizja shkruan se nëse kërkesa e tyre nuk do të merret në konsideratë problematika në fjalë do të shkaktojë konfuzion gjatë procesit të votimit. Sipas tyre, kjo ngre pikëpyetje rreth manipulimit e votës, “në momentin që në dokumentin e mbërritur pranë KQZ-së nga votuesi jashtë vendit, zarfi me votën konsiderohet i vlefshëm, por identifikimi i votuesit konsiderohet i pavlefshëm”. Së fundmi, ata i kanë bërë thirrje ministrave që të qartësojnë qytetarët në lidhje me procedurën e votimit dhe garantimin e vullnetit të qytetarëve, dokumenti i identifikimit të së cilëve ka skaduar. [caption id="attachment_122551" align="alignnone" width="1125"]
o[/caption]
Shpërndaje te miqtë
