Përmbytjet në Lezhë, PD: Rrezikohen banorët, të veprohet më urgjencë

exit.al 8 Janar 2021, 16:40

Partia Demokratike i ka bërë të premten thirrje qeverisë që të veprojë me urgjencë për situatën e krijuar në Lezhë nga përmbytjet. Përfaqësuesja e PD-së Lindita Metaliaj postoi në Facebook pamje na përmbytjet dhe shkruan se Lezha e braktisur nga pushteti qendror dhe vendor. Sipas saj mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe qytetarët po apelojnë për ndihmë. Metaliaj deklaroi:

“Askush nuk mban përgjegëesi për këtë katastrofë ndërkohe që reshjet e shumta ishin paralajmëruar nga institucionet përkatesë dhe po vazhdojnë intensive.

Kërkohet vëmendje dhe masa të menjëhershme sa nuk është vonë, pasi situata është emergjente dhe rreziku tejet i lartë.”

Ajo ka bërë një bilanc të dëmeve të deritanishme që ka sjellë përmbytja në këtë qytet. Ndërkohë të premten reagoi edhe kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i cili tha se situata në qytet është mjaft e rënduar dhe e rrezikshme për shkak të shirave. Ndreu shtoi se po pret ekipin e emergjencave nga Tirana për të vlerësuar gjendjen. Ai shtoi se po vëzhgohet me kujdes rezervuari i Kallmenit, i cili do të sillte katastrofë nëse dëmtohet. Shpërndaje te miqtë