Paralajmërohet ndërprerja e transportit urban në janar

exit.al 23 Dhjetor 2015, 17:44

Shoqëritë e transportit urban në Tiranë do të ndërpresin shërbimin në datën 1 janar, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje të çmimit të biletës. Ky paralajmërim erdhi pas refuzimit nga ana e Bashkisë Tiranë për rritje të çmimeve të biletave.

Operatorët e transportit urban kanë rreth 7 vjet që kërkojnë rritje të çmimit të biletës së autobuzit nga 30 lekë në 70 lekë. Ata pretendojnë se çmimi aktual është i ulët, për shkak të rritjes së kostos së karburantit.

Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku deklaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit,  por po punohet për të gjetur një zgjidhje tjetër.