Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm ish Guvernatorin Fullani

exit.al 23 Dhjetor 2015, 17:12

Gjykata e Apelit shpalli sot të pafajshëm e ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Zoti Fullani akuzohej për shpërdorim detyre, por Gjykata e Apelit hodhi poshtë akuzat e prokurorisë duke lënë ne fuqi vendimin e gjyaktës seë shkallës së parë.

Ish Guvernatori akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Departamentin e Thesarit, skandal që u zbulua vitin e kaluar, dhe për shkelje të proçedurave për blerjen e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë.