Presidenti Nishani i dhuron "Mesharin" Bibliotekës Kombëtare

exit.al 23 Dhjetor 2015, 12:14

Presidenti Bujar Nishani i dhuroi sot kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut, Bibliotekës Kombëtare  me rastin e 95 vjetorit të themelimit të saj.

Zoti Nishani u shpreh se “ky libër është krenari kombëtare e shqiptarëve."

Kopja e dixhitalizuar e “Mesharit” iu dhurua Presidentit Nishani nga Papa Françesku, në vizitën e tij në vitin 2014. Libri origjinal i shkruar nga Gjon Buzuku, në vitin 1555, ndodhet në Bibliotekën Apostullore të Vatikanit.