Prokuroria ngre akuza ndaj 30 inspektorëve të INUV

exit.al 23 Dhjetor 2015, 17:31

Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë 30 inspektorë te Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor.

Ish kryetari i INUV Florenc Hoxha, së bashku me 29 inspektorë, vartës të tij,  akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjatë periudhës korrik 2012 – dhjetor 2013, ata dyshohen se kanë lejuar ndërtimin e mbi 500 objekteve të paligjshme në Tiranë.