Shënohet viktima e 37-të nga Covid-19

exit.al 16 Qershor 2020, 11:11

Një pacient 68-vjeçar nga Puka ndërroi jetë në spitalin Infektiv mëngjesin e 16 qershorit, duke e çuar në 37 numrin e viktimave nga Covid-19.

68-vjeçari ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, ku po kurohej në terapi intensive.

Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera.

Shpërndaje te miqtë