82 pacientë të rinj me Covid-19 në 24 orët e fundit

exit.al 16 Qershor 2020, 10:55

82 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, raporton Top Channel.

Pritet që kjo shifër të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm të orës 11:00.

Nëse të dhënat janë të sakta, numri total i të infektuarve në vend shkon në 1672.

Shpërndaje te miqtë