Gjykata rrëzon kërkesën e Rrajës për lehtësimin e masës së arrestit

exit.al 16 Qershor 2020, 10:30

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për lehtësimin e masës së arrestit nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Redjan Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar deri më sot për atentatin ndaj prokurorit Ardian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Prokurori Ndoja u qëllua me armë më 1 nëntor ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkë me të, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili vdiq në spital pak ditë më vonë.

Ndryshe nga Maloku, Ndoja dhe Laho, i cili njihet me pseudonimin “Rrumi”, mundën t’i mbijetonin plagëve.

Shpërndaje te miqtë