KPK shkarkon prokurorin Tominaj, nuk justifikonte pasurinë

exit.al 16 Qershor 2020, 10:47

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të martën nga detyra prokurorin Blerim Tominaj, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi për prokurorin u mor nga  Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja.

Sipas hetimit të KPK-së, Tominaj nuk justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash blerjen e dy lokaleve, dy apartamenteve, si dhe depozitat bankare në vlerë mijëra euro.

Tominaj ishte prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa më herët ka shërbyer si prokuror dhe zëvendësdrejtues te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shpërndaje te miqtë