RENEA në Nikël, kontroll në familjen e Durim Bamit

exit.al 22 Janar 2021, 13:41

Forcat RENEA kanë kontrolluar, të premten, banesat e shtatë personave me të shkuar kriminale në Nikël të Fusha-Krujës, mes të cilëve vëllezërit Bami dhe familjarë të tyre.

Banesat e kontrolluara janë të:

  • Vëllezërve Bami, Durim dhe Valter Bami – të përfshirë në tentativën për atentat ndaj deputetit Tom Doshi;
  • Ervin Kodra, kushuri i vëllezërve Bami – ndaj tij është bërë një atentat me armë;
  • Ylli Çangu – kunati i vëllezërve Bami – i akuzuar për krijimin e një grupi kriminal;
  • Bedri Haka -  i akuzuar për vrasje në vitin 2014;
  • Marklen Haka – ndaj tij është bërë një atentat në vitin 2019;
  • Gentjan Koçi – mik me Ervin Kodrën, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, shkaku për kontrollin e shtëpive është gjetja e provave për ngjarje ku janë të përfshirë personat e përmendur më lart.

Nga kontrollet, policia ka sekuestruar disa telefona celularë.

Shpërndaje te miqtë