Gjykata shtyn me 3 muaj pezullimin nga detyra të ish drejtorit të OFL

exit.al 22 Janar 2021, 12:22

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë me 3 muaj pezulimin nga detyra të ish drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Shkëmbi po hetohej për rreth 6 muaj pasi dyshohej se kishte nxjerrë informacione të rëndësishme në lidhje me veprimet e policisë ndaj një grupi të fuqishëm kriminal. Tani ai akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të informacioneve.

Shkëmbi u pezullua nga puna në 29 shtator nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.

Për të lexuar më shumë rreth kësaj çështje kliko këtu.

 

Shpërndaje te miqtë