Presidenti i KE-së telefonatë me Putinin, kërkon lirimin e Navalnyt

exit.al 22 Janar 2021, 12:52

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të lirojë nga burgu opozitarin Alexei Navalny dhe të nisë sa më parë hetimet për helmimin e tij. Në një postim në Twitter, Michel njoftoi se ka pasur një telefonatë me Putinin, ku i ka shprehur kundërshtimin e BE-së për arrestimin e Navalnyt, në 17 janar, menjëherë sapo ai u kthye në Rusi nga Gjermania.

“Në telefonatën time me presidentin Putin, shpreha kundërshtimin e BE-së për dënimin e Alexei Navalnyt dhe kërkova lirimin e menjëhershëm të tij. Rusia duhet urgjentisht të vazhdojë me hetim të plotë dhe transparent për atentatin ndaj tij.”

Navalny u kthye në Rusi, pas kurimit për helmim në Gjermani, në 17 janar. Menjëherë në aeroport ai është pritur nga policia, e cila e ka arrestuar. Ai akuzohet se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, kur është larguar për në Gjermani për tu kuruar. Për këtë, gjykata ka vendosur që Navalny të qëndrojnë në paraburgim deri në 15 shkurt. Vetë Navalny e ka apeluar vendimin e gjykatës. Shpërndaje te miqtë