Rektori i UT-së Koni padit 5 pedagogët: Vazhduan punën dhe pas shkarkimit

exit.al 13 Maj 2020, 11:34

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka paditur 5 pedagogët e shkarkuar nga puna pasi kanë vazhduar punën në shkelje të urdhërit të shkarkimit.

Pedagogët e paditur janë: Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti.

Koni po ashtu ka paditur dhe administratorin e UT-së Skerdi Dafa, pasi  nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj personave të sipërpërmendur pas shkeljes së urdhrit të Ministrisë së Arsimit.

Më 6 maj, Universiteti i Tiranës shkarkoi nga detyra pesë pedagogët për shkelje të rregullores së zgjedhjeve për drejtuesit dhe Senatin Akadamik të UT-së.

Pedagogët ishin pjesë e Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës. Ata shpallën garën për postin e Rektorit dhe Anëtarit të Senatit Akademik, disa ditë pasi Kuvendi zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Siç Exit News ka shkruar më parë, ky vendim bie ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Rregulloren për Zgjedhjet në Universitet, si dhe kufizon të drejtën e studentëve për të marrë pjesë në zgjedhje.