“Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi.”
Ndërsa përfaqësuesi i PD-së Bylyukbashi ka nënkuptuar se Këshilli Politik mund të mos vazhdojë më punën pasi “është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.” Kryeministri Rama deklaroi dje se qeveria tranzitore është një kërkesë e opozitës e cila nuk do të plotësohet nga shumica socialiste. Rama tha po ashtu se duhet bërë administrate zgjedhore duhet departiakizuar dhe se gjyqtarët që do të emërohen në Kolegjin Zgjedhor duhet të kenë kaluar vetingun, duke rrëzuar kështu disa prej kërkesave kryesore të opozitës. Pavarësisht emaileve të shkëmbyera, Këshilli Politik po zhvillon sot mbledhjen e parashikuar.Opozita alarmohet nga deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzojnë Kryeministrin Rama se po minon qëllimisht Reformën Zgjedhore duke mos pranuan të diskutojë propozimet e opozitës.
Pas deklaratave të 12 majit të Ramës se qeveria tranzitore dhe përfshirja në kolegjin zgjedhor të gjykatësve që nuk kanë kaluar Vettingun, janë propozime të opozitës të cilat në mënyrë kategorike nuk do të pranohet, Vasili dhe Bylykbashi kanë deklaruar se vazhdimi i punës së Këshillit Politik zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme
Përmes dy emaileve dërguar më12 maj, anëtarëve të tjerë të Këshillit politk, Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhje së këshillit parashikuar sot më 13 maj, pasi qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për punën e këshillit:
Të sugjeruara
Përditësim 13 maj: 4 të infektuar të rinj, shkon në 880 totali i të prekurve
13 Maj 2020, 11:02Shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri
13 Maj 2020, 10:19
Nga Laguna te Lana: Çfarë Na Tregon Revolucioni i Flamingove për Modelin Rama të Turizmit
12 Qershor 2026, 12:14
