Përditësim 13 maj: 4 të infektuar të rinj, shkon në 880 totali i të prekurve

exit.al 13 Maj 2020, 11:02

4 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 880. Ngjashëm si dy ditët e kaluara, kjo shifër e të infektuarve ditorë është më e ulta në dy muajt e fundit.

78 përqind e të infektuarve ose 688 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar 2 në Tiranë dhe 2 në Berat.

Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11048 persona, prej të cilëve janë:

– 880 të infektuar, – 31 viktima; –  688 të shëruar, –  161 të infektuar aktivë; Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 21 pacientë, ku vetëm 1 është në terapi intensive. Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor. Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 maj është: – Tiranë, 70 pacientë aktivë, – Krujë, 51 pacientë aktivë, – Shkodër, 16 pacientë aktivë, – Fier, 5 pacientë aktivë,
– Kurbin, 3 pacientë aktivë, – Kamëz, 12 pacientë aktivë, – Elbasan, 2 pacientë aktivë – Berat, 1 pacient aktiv, – Mirditë, 1 pacient aktiv, – Durrës, 1 pacient aktiv, – Korçë, 1 pacient aktiv.