“Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.”
Ai akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan konkret për të ulur papunësinë e rritur ndjeshëm gjatë 2 muajve dhe për të ndihmuar biznesin se si të dalë nga situata e vështirë:“Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.“
Duke quajtur më të rrezikshme se pandeminë e Covid-19, pandeminë ekonomike që ka zënë vendin, Basha akuzoi Ramën se ka lënë pa ndihmë familjet në nevojë por ka vazhduar të financojë oligarkët pranë tij:“Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij.”
