Rama: Kisha plan me Bashën për zhbërjen e LSI-së

exit.al 2 Shkurt 2021, 12:50

Kryeministri Edi Rama deklaroi, të martën, se bashkë me kreun e PD-së Lulzim Basha kanë pasur në plan të zhbënin Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se Basha e tradhëtoi këtë plan:

“Çuarja për skrap e LSI-së, ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha".

Ai akuzoi Bashën se sot është kthyer në një aksioner të LSI-së bashkë me ortakët e tjerë Meta, Berisha dhe Kryemadhi. Rama shtoi se beson ende se LSI është ‘projekt që duhet zhbërë’:

“Gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet”.

Rama me deklaratat e tij iu referua marrëveshjes së 17 majit 2017 mes tij dhe Bashës. Shpërndaje te miqtë