14 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, 680 familje vazhdojnë ende të strehohen në çadra.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në një bashkëbisedim me gazetarët, bëri një përmbledhje të procesit të rindërtimit deri më tani.
Exit News sjell në mënyrë të përmbledhur deklaratat e Ahmetajt:
- Aktualisht 13,325 familje po marrin bonus qirane, 680 familje jetojnë ende në çadra, ndërsa të strehuar nëpër hotele nuk ka më asnjë familje.
- Mbi 31 mijë familje kanë përfituar grante për dëme të lehta në banësa (niveli DS1-DS3).
- Mbi 1 mijë familje kanë përfituar grante për dëme më të rënda në banësa (niveli DS4-DS5).
- Deri në dhjetor 2020, Shqipëria ka përfituar 289,5 milionë euro grante nga dhurues të ndryshëm dhe 150 milionë euro hua të marra nga qeveria për rindërtimin.
- Nga 160 objekte arsimore të dëmtuara në 11 bashki, 69 janë në punime e sipër, ndërsa 25 janë përfunduar.
- 35 shkolla janë financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 19 nga Bashkia Tiranë dhe 15 nga Bashkimi Europian.
- 600 banesa individuale kanë përfunduar ndërtimin, ndërsa 1,600 banesa individuale pritet të mbarohen në pranverë 2021.
- Prej tyre, 1,389 banesa janë rindërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 611 nga Bashkia Tiranë.
- Në buxhetin e vitit 2021, qqeveria ka parashikuar:
- 6 miliardë lekë për objekte arsimore;
- 6.8 miliardë lekë për banesat;
- 1,4 miliardë lekë për hartimin e projekteve për rindërtimin;
- 14,6 miliardë lekë për grantet e rikonstruksionit dhe ridnërtimit;
- 1,9 miliardë lekë për infrastrukturën publike.
Shpërndaje te miqtë
