“Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona.”
Rama pohoi se taksa e sheshtë 9 përqind e propozuar nga Basha është taksë për të pasurit. Ai shtoi se taksa progresiste që qeveria e tij zbaton është e ndershme dhe e drejtë për të gjitha shtresat e shoqërisë.“Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin.“
Në lidhje me programin e PS, Rama njoftoi se do të ketë një platformë, e cila do të quhet ‘Shqipëria 2030’. Ai pohoi se kjo nuk do të jetë thjesht një program elektoral por një program me vizion për vitet në vijim. Shpërndaje te miqtë
