Rama i kërkon Vuçiç të përgënjeshtroi deklaratën e ministrit të mbrojtjes për Shqipërinë e madhe

exit.al 3 Tetor 2020, 15:28

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar, të shtunën, presidentit serb Alkesandër Vuçiç të përgënjështroi deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes se “Rama duke i premtuar portin e Durrësit Kosovës është duke vazhduar punën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Në një postim në Twitter, Rama ka shkruar se :

“Unë shpresoj të jetë një shaka e mendjeve të thara dhe e gojëve të liga që mbajtën rajonin tonë në errësirë prej shekujsh? Unë uroj shumë të jetë një shaka, përndryshe kjo do të jetë një shfaqje e keqe e të menduarit të mjerë, të cilën ju duhet ta dënoni pa asnjë mëdyshje”.

Deklarata u botua në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes me titull: “Atë që i jepni shqiptarëve nuk mund tja mohoni serbëve”, duke akuzuar BE-në se po rri e heshur duke mos kritikuar deklaratat për një Shqipëri të Madhe. Deklarata e plotë e ministrit serb të mbrojtjes:

Rama duke i premtuar portin e Durrësit Kosovës është duke vazhduar punën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Shqipëria e madhe është një shpallje e një fatkeqësie të madhe që do të prishë dhe shkatërrojë shtete dhe kombe në Ballkan.

Vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalojnë Shqipërinë e madhe, dhe sa më parë ne të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt në Ballkan do të fillojë koha e paqes.

Rama, të premten, pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri deklaroi se porti i Durresit do të jetë port i përbashkët mes dy vendeve. Shpërndaje te miqtë