Tiranë, policia arreston 4 persona

exit.al 3 Tetor 2020, 13:47

Policia arrestoi 4 persona në Tiranë. Sipas njoftimit në faqen zyrtare, të arrestuarit janë:

R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”

M.P., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Shpërndaje te miqtë