KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit Shkodër, Luan Dervishi

exit.al 3 Tetor 2020, 13:24

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankesën e ish gjyqtarit të Apelit Shkodër Luan Dervishi, duke lënë në fuqi vendimin e shkarkimit.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga  Ardian Hajdari, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mula.

Luan Dervishi u shkarkua nga detyra më 26 nëntor 2018, pasi ju gjetën probleme të shumta në deklarimet e pasurive dhe mungesë profesionalizmi. KPK argumentoi se gjyqtari Dervishi kishte deklarime të pasakta; fshehje e pasurive dhe mungesë e burimeve të ligjshme për justifikimin e tyre; deklarime të rreme e konflikt interesi.

Shpërndaje te miqtë