“Regjistrimin në Kadastër e bën vetëm shteti dhe shtetit më ka ngarkuar mua në bashkëpunim me qeverisjen vendore. Duhet të jemi të ndërgjegjësim për problemet me pronat. Të marrim kohën e duhur të nxjerrin njerëzit në teren të hapim një zyrë ku secili të paraqesë të mbledhë dokumentacion dhe t'i hedhim në hartë të përbashkët”, tha Lame gjatë takimin me banorët e Himarës dhe Sarandës, ditët e premte, më 19 qershor.
Lame njoftoi se për regjistrimin e pronës do të përdoren edhe foton e marra me satelit. Pas këtij procesi, lajmëroi ai, banorët kanë afat dy muaj për tu ankuar për vendosjen e pronës së tyre. Më herët, kreu i Kadastrës ka deklaruar se proces do të trajtojë:- rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.
- 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.
