Meta: Asnjëherë nuk kam pritur Venecian, vendimet e mia të bazuara në Kushtetutë

exit.al 19 Qershor 2020, 13:41

“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer sepse kam respektuar Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk pres përfundimet e Venecias, shpresoj Venecia të ruaj integritetin e saj”.

Kështu ju përgjigj presidenti Ilir Meta pyetjes mbi vendimin e Komisionit të Venecias për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me 20 qershor. Komisioni më 29 maj lëshoi një draft opinion kritik Ppër emërimin e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, rezultat i dy kërkesave të veçanta, një nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe një nga Presidenti Ilir Meta. Në draft i jepet plotësisht të drejtë Presidentit Meta në këtë përplasje, por kritikon edhe zbatimin e deri tanishëm të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti veprimet e KED-it. Shpërndaje te miqtë