"Uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar, që lë mjaft për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në situatë kritike, mosbesim të thellë dhe problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve.
Shpresoj që të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të ardhshme, që do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë."
Meta u shpreh se miratimi i reformës është i rëndësishëm pasi është një prej kushteve të vëna nga BE-ja për vazhdimin e negociatave. Ai tha se 'nëse dera [e BE-së] mbyllet,shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje.' Shpërndaje te miqtë
