Belsh, një i ri i sapokthyer nga Italia infektohet me Covid-19

exit.al 19 Qershor 2020, 13:59

Në Belsh, një 24-vjeçar është infektuar me Covid-19.

Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se virusin e ka marrë andej.

I riu është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetë-karantinuar në shtëpi.

Në Elbasan aktualisht ka 11 pacientë aktivë.

Shpërndaje te miqtë