“Deri në 90 për qind e kusur [e kufizimeve] është liruar deri në datë 18 maj.
E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet. Po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë.”
Transporti publik në autobuzë e furgonë cilësohet si veprimtari me rrezik të lartë për përhapjen e Covid-19, pasi përfshin grumbullim të shumë qytetarëve në një hapësirë të vogël dhe që zgjat në kohë. Një ditë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi dhe se do të ketë rritje të çmimit të biletave deri në 30 për qind, në rast se qeveria nuk ndërhyn për të ulur çmimin e karburantit apo me masa të tjera lehtësuese. Kreu i shoqatës sqaroi se rinisja e transportit publik me vetëm gjysmën e kapacitetit rrezikon falimentimin e kompanive të transportit.
