“Shifrat janë inkurajuese, por nuk ka vend për kënaqësi. Po rritim testimet, ndërkohë mendoj që në këtë pikë duhet të angazhohemi për një fushatë ndërgjegjësimi për masat lehtësuese.”
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino:“Aktualisht kemi dy qytete ku kemi transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja. Qytetet në zonat e gjelbra janë pa raste, do të vazhdojmë rritje të testimeve për të parë ku jemi deri tani. Kemi përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontakteve, duke e ritrajnuar personelin por edhe mjeket e familjes.”
Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj:“Pranë vijës së Urgjencës, numri i thirrjeve ka rënë shumë që nga 9 marsi. Të sëmurët COVID-19 kërkojnë të trajnohen në banesë, janë ndërgjegjësuar, nuk duan të shkojnë në spital.”
Mjeku infeksionist Tritan Kalo:“Nuk do të ketë rikthim të valës së madhe në vjeshtë. Por me përzierjen e infeksioneve prezente, do të kemi edhe COVID. Njerëzit duhet t’i respektojnë në vijimësi masat e higjienës dhe distancimit fizik.”
