“Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pa konsultime, mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.
Pjesa më e madhe e kërkesave për hapjen e shkollave është sepse kanë nevojë për konsultimin.”
Më herët ministria ka sqaruar se provimet e maturës do të bazohen në temat e kryera në shkollë deri më datën 9 mars 2020, kur shkolla është frekuentuar nga të gjithë nxënësit. Mësimi në shkolla për maturantët do të nisë më 18 maj dhe do të përfundojë më 5 qershor. Matura shtetërore do t’i zhvillojë provimet në të njëjtat data të njoftuara më parë: më 8 qershor gjuha e huaj, 11 qershor gjuha shqipe, 15 qershor matematika dhe 18 qershor provimet me zgjedhje.
