Covid-19 në 24 orë: I infektuari shkoi në QSUT për vizitë, izolohet stafi mjekësor

exit.al 7 Maj 2020, 11:42

10 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Ata janë:

  • 3 në Krujë,
  • 3 në Tiranë,
  • 2 në Kamëz,
  • 2 në Shkodër.

Një prej pacientëve është nga Fushë-Kruja. Ai ka shkuar në repartin e neurokirurgjisë në QSUT, për një seancë radioterapie, por mjekët kanë dyshuar për Covid-19 pasi kanë parë simptomat e pacientit. Pas bërjes së tamponit, pacienti ka rezultuar i infektuar.

Një mjek, dy infermierë dhe një pjesë e stafit që patën kontakt me pacientin, janë izoluar dhe pritet të testohen.

2 pacientët e tjerë në Krujë kanë lidhje me fasoneritë, vatrat e rrezikshme të infeksionit në qytet, që prej 17 prilli.

Të gjithë pacientët e tjerë në Tiranë, Shkodër e Kamëz janë raste kontakti të pacientëve të mëparshëm.