Prokuroria nis hetimet për tregtimin e bombulave të oksigjenit

exit.al 18 Nëntor 2020, 12:07

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shitjen e bombulave të oksigjenit për kurimin në shtëpi të pacientëve me Covid-19.

Shkak për nisjen e hetimeve u bë shpërthimi i një bombule me oksigjen në shtëpinë e një të infektuari, dy ditë më parë.

Prej disa muajsh, me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend, është rritur dhe kërkesa për marrjen e aparateve dhe bombulave të oksigjenit në shtëpi.

Pavarësisht se mjekët kanë rekomanduar shpeshherë se bombulat e oksigjenit nuk duhet të përdoren në kushte shtëpie, online ka nisur shitja e tyre ose dhënie me qira.

Prokuroria dyshon se një pjesë e mirë e këtyre bombulave tregohet në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo standardi.

Shpërndaje te miqtë