7 punonjës të infektuar në drejtorinë e Shërbimeve Publike në Elbasan

exit.al 18 Nëntor 2020, 11:36

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe gjashtë punonjës të drejtorisë në Elbasan janë infektuar me Covid-19.

Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e stafit që ka pasur kontakt me të infektuarit, po testohen.

Deri në një njoftim të dytë, Drejtoria e Shërbimëve Publike në Elbasan do të punojë me staf dhe orare të reduktuara.

Shpërndaje te miqtë