Ambasada gjermane në Tiranë nuk do të presë më qytetarët për viza

exit.al 18 Nëntor 2020, 11:47

Ambasada gjermane në Tiranë ka mbyllur për qytetarët zyrën e Vizave dhe Pashaportave, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada njofton se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

“Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm,” shkruan ambasada.

 

Shpërndaje te miqtë