Shtyhet gjyqi për gjyqtaren Mimoza Margjeka

exit.al 18 Nëntor 2020, 11:31

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të parashikuar për tu zhvilluar të mërkurën.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë infektimi i gjyqtares së trupit gjykues me Covid-19.

Në shtator 2020, Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në arrest në shtëpi gjyqtaren e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, pasi akuzohet për korrupsion.

Për të lexuar më shumë për të gjitha faktet mbi këtë çështje, klikoni këtu.

Shpërndaje te miqtë