Operacioni Forca e Ligji i ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik lëndësh narkotike dhe për trafik të qenieve njerëzore.
Të dënuarit janë me banim në Shkodër dhe në Tepelenë.
Ata janë:
- Sokol Tavasja - i dënuar për veprat penale "prodhim dhe shitja e narkotikëve", "vrasje me paramendim”;
- Ismet Idrizi - nën hetim për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
- Sokol Xhani - i dënuar për veprat penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “armëmbajtja pa leje”;
- Gjeto Pepaj - i dënuar për veprën penale "prodhim dhe shitja e narkotikëve";
- Astrit Pata - i dënuar për “trafikim të femrave”.
Ata kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin dhe për ta dorëzuar pranë OFL-së.
Më pas deklaratat e tyre do të hetohet nga SPAK.
Shpërndaje te miqtë
