IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Tale të Lezhës

exit.al 17 Qershor 2020, 11:26

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur të mërkurën aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tale, në bashkinë Lezhë.

Pronarët e ndërtesave kundërshtuan IKMT-në dhe thanë se nuk janë lajmëruar për aksionin. Ata e quajtën të padrejtë shembjen e ndërtesave në prag të sezonit turisik.

Por IKMT ka vazhduar me shembjen e objekteve, ndihmuar dhe nga forcat e shumta të policisë.

Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu kundërshtoi vendimin e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në fillim të sezonit. Ai tha se këto aksione duhet të jenë të koordinuara mes qeverisë dhe pushtetit lokal.

Shpërndaje te miqtë