Policia do të kontrollojë zbatimin e karantinës nga të infektuarit

exit.al 17 Qershor 2020, 11:08

Komisariatet e Policisë do të kontrollojnë zbatimin e karantinës nga personat e infektuar me koronavirus, sipas zonave të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu lajmëroi se çdo komisariate do të ketë listën e të infektuarve, të cilët po trajtohen në shtëpi.

Gjithashtu, policia do të kontrollojë nëse qytetarët, lokalet, qendrat tregtare, institucionet e shërbimit zbatojnë masat anti-Covid-19.

Me ndryshimet ne Kodin Penal, i infektuari që shkel karantinën dënohet nga dy deri në tre vjet burg, ndërsa shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve, që sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në tetë vjet.

Shpërndaje te miqtë